Trupi njerëzor është një “makineri” kaq e sofistikuar. Ushqimi është “karburanti” që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Dhe marrëdhënia mes tyre është shumë komplekse. Shpeshherë, e ngrëna, na dhuron një kënaqësi të pafundme, që arrin të ngopë edhe shqisat tona, por ndonjëherë, ama, mund të na bëjë keq. Në të tilla raste, trupi ynë na flet në një gjuhë kaq të thjeshtë… por sigurisht, të tijën, që ne, here e kuptojmë e herë jo, e më të shumtën e kohës, e keqkuptojmë. Kështu që nëse ndjeni fryrje, spazma, dhimbje koke, aritmi, luhatje humori, etj., nuk e ka fajin as shefi, as burri, as kolegia e punës e as parukierja (të paktën, jo gjithmonë), është organizmi juaj që nuk e pranon më një lloj të caktuar ushqimi dhe është fjala për intolerancë ushqimore.
Si mund ta kuptoj ndaj çfarë ushqimi kam intolerancë?
Përmes testit për intolerancën ushqimore. Quhet Test citotoksik dhe është metoda më e besueshme diagnostikuese e intolerances ushqimore. Me këtë test ne mund të kontrollojmë të gjitha ushqimet themelore të dietës sonë të përditshme si : drithëra, mish, peshk , produktet e qumështit, vezët, vajra, fruta, perime, ushqime pikante, pije, etj.Testi citotoksik është një prove laboratorike qe kryhet nga laboratorë të specializuar posaçërisht për intolerancat ushqimore. Teknika është e bazuar në monitorimin e veprimit midis qelizave të bardha të gjakut (limfociteve T-hellper) dhe alergenëve ushqimorë. Testi kryhet me gjak dhe rezultati është specific për çdo pacient.