Si ta pastroni xhamin e furrës pa mjete të forta

Nëse keni njolla në xhamin e derës së furrës, qe si mund ta pastroni thjesht pa përdorimin e mjeteve të forta kimike!

Soda e bikarbonatit

Hapni furrën e shkyçur nga rryma, në mënyrë që dera të jetë në pozitë horizontale, transmeton Telegrafi.

Në sipërfaqe të xhamit qitni sodë bikarbonati në të cilën keni përzier pak ujë, në mënyrë që të mundë ta lyeni, por që të mos rrjedhë.

Lëreni të veprojë rreth 15 minuta dhe pastaj fshini njollat me sfungjer.

Folia e aluminit

Njollat e forta nga ushqimi i cili ka spërkatur derisa keni pjekur mund t’i eliminoni me folie alumini.

Një copë folie alumini zhubraviteni në formë sfere të fortë, pastaj me të fërkoni njollat sikur përdorni gomën për fshirje.

Për të shkëlqyer furrën, prodhuesit këshillojnë që pjesa e brendshme e xhamit lahet me detergjent një herë në javë, mirëpo nëse nuk keni pasur kohë, provoni këto truqe.

Nëpërmjet komenteve na thoni cili është truku juaj për xham perfekt të pastër të furrës!

SHPËRNDAJE