A e dini çfarë është vërtetë interesante? Të mësoni se si e ndërtojnë forcën mendore pjesëtarët e Navy SEAL në mënyrë që tu bëjnë ballë rrethanave vdekjeprurëse.

E dini çfarë tjetër është interesante? Të mësoni se si atletët e Lojërave Olimpike ballafaqohen me presionet e garave kur e tërë bota është duke i shikuar, transmeton Telegrafi.

Dhe a e dini cila gjë është më interesantja nga të gjitha? Kur e zbuloni se dy palët i bëjnë thuajse gjërat e njëjta!

Një studim ka hulumtuar atë se çfarë bëjnë atletët për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike, dhe shumica e atyre gjërave që i bëjnë janë të njëjta me të njëjtat ushtrime që i bëjnë pjesëtarët e ushtrisë amerikane.

Pjesa më e mirë është se këto metoda mund t’i përdorni edhe vetë ju për të performuar më mirë në punë dhe në jetë personale.

FLISNI POZITIVISHT PËR VETVETEN

Truri juaj është gjithmonë në lëvizje. Shkencëtarët vlerësojnë se ia thoni vetes 300 deri në 1000 fjale për minutë. Atletët dhe SEALS-at pajtohen për të njëjtën gjë: këto fjalë që ia thoni vetes duhet të jenë pozitive!

VENDOSNI VETES QËLLIME

Këtë ndoshta e dëgjoni shpesh, por ndoshta nuk e ndiqni si këshillë. Thënë më thjeshtë, pyeteni veten se çfarë duhet të arrini tani!

Nga studimi me atletët e Lojërave Olimpike, shkencëtarët kanë mësuar se atletët më të mirë kanë qëllime të caktuara ditore. Ata dinë se çfarë suksesi duhet ta arrijnë brenda dite, ndërsa të njëjtën gjë e bëjnë edhe pjesëtarët e Navy SEALS.

Praktikoni vizualizmin

Mbyllni sytë. Shikojeni sfidën e madhe. Imagjinojeni veten duke e kaluar atë sfidë!

Ndoshta ju duket gjë e çuditshme, por atletët dhe ushtarët kanë aftësi të zhvilluara të imagjinatës dhe i përdorin ato çdo ditë.

Përdoreni imagjinatën edhe kur jeni duke ushtruar

Vizualizimi është i përsosur sepse mund ta bëni kudo dhe kurdo. Por në fund praktika reale është esenciale.

P.sh., studimi i atletëve ka treguar se atletët e shfrytëzojnë imagjinatën në maksimum kur stërviten. Gjatë kohës kur janë duke vrapuar, e imagjinojnë veten në stadiumin e Lojërave Olimpike teksa dhjetëra mijëra të pranishëm brohoritin për ta.

Kjo u ndihmon atyre të motivohen dhe të përgatiten mirë. Edhe pjesëtarët e Navy SEAL të cilët e kanë bastisur shtëpinë e Bin Ladenit ishin stërvitur njësoj, duke e përgatitur çdo skenë të bastisjes paraprakisht.

Ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju për cilëndo sfidë që e keni përpara!