Si të largoni brenda pak minutash xixat nga trupi

Në flokë, në sy, apo edhe në trup, nuk ka shumë rëndësi, ato do t’ju ndihmojnë të shkëlqeni në një party. Megjithatë duhet ta merrni parasysh që “shkëlqimi” do të zgjasë…

Xixat nuk largohen nga trupi thjesht me një të larë, dhe shpesh duhen shumë orë që ato të na zhduken përfundimisht. Ne po ju tregojmë një mënyrë shumë të thjesht që do t’ju ndihmojë t’i largoni brenda pak minutave.

Ju nevojitet vetëm një plastelinë.

Si duhet të veproni? Mjafton thjesht që plastelinën ta vendosni në vendet keni keni xixat duke e shtypur.

Në këtë mënyrë xixat do të ngjiten pas plastelinës, dhe trupi juaj do të jetë i pastër.

SHPËRNDAJE