Jeni alergjik ndaj kafeinës? Mos u shqetësoni! Nuk jeni të vetmit, pasi qindra njerëz kanë raportuar të kenë pasur reagime të shumta dhe të çuditshme pas konsumimit të pijeve me kafeinë. Në pjesën më të madhe të rasteve të raportuara, simptomat ishin shfaqur pas konsumimit të një sasie të vogël kafeine, të marrë nëpërmjet kafes, çajit, pijeve me gaz dhe pijeve energjike.
Ja cilat janë shenjat më të shpeshta të reaksioneve alergjike:

Probleme me lëkurën, si urtikarie, ekzemë, puçrra si edhe kruajtje të shumta
Dhimbje koke ose migrenë
Ankth dhe panik
Probleme me përqendrimin
Ënjtje e gjuhës ose e fytit
Rritje të rrahjeve të zemrës
Humor i keq
Lodhje
Marramendje
Ndjesi ekstreme ankthi
Dhimbje kraharori
Depresion
Mpirje të fytyrës, duarve ose këmbëve
Dhimbje muskulore
Frymëmarrje e shkurtër ose ndjesi ngushtimi në kraharor
Halucinacione
Simptoma të gripit dhe të ftohtit
Probleme me shikimin.
Djersë të ftohta.
Ënjtje të syve.

Të dhënat e mësipërme janë ndër shenjat më të shpeshta të alergjisë nga kafeina. Prandaj, nëse keni të paktën një nga këto shenja, bëni mirë të reduktoni sasinë e kafeinës që konsumoni.