Sa më shumë që afrohet, 15 korriku, dita e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, aq më shumë dëgjojmë e kuptojmë se partitë maqedonase, LSDM e VMRO, po ashtu edhe partitë shqiptare kanë vendosur që BDl-në ta hudhin në opozitë. Besojmë se këtë e ka kuptuar edhe kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti, ai jo rastësisht për të provokuar Zaevin e Mickoskin rriti kërkesat e tij për kryeministër shqiptar, pse këtë kërkesë të kryeministrit shqiptar nuk e bëri gjatë zgjedhjeve të parakohëshme të prillit, po tani? Kryefjala për Kryeministër shqiptar pas zgjedhjeve të 15 korrikut për BDl-në do jetë alibi arsyetues për mos pjesëmarrjen e BDl-së në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë Veriore.

Rrethanat politike tregojnë se VMRO-ja do t’i revanshohet BDl-së për shkak zgjedhjeve të 2016, ku VMRO doli fituese, mirëpo BDl-ja ia zhvlerësoi fitoren VMRO-se, ia ktheu shpinën, e bëri koalicion qeveritarë me LSDM-në.

Në anën tjetër, koalicioni parazgjedhor i LSDM-së me Besën tregon se Zaevit më nuk i intereson BDl-ja, bile gjatë kampanjës zgjedhore kryetari i LSDM-së Zaev, i kërcënohet Ali Ahmetit, se pas zgjedhjeve, BDl-në do ta çojë në opozitë, (ku në një tubim Zaevi deklaroi, se më 2016 e çuam në opozitë VMRO-në, e tani do ta çojmë në opozitë BDl-në.)

Në anën tjetër, opozita shqiptare për ta rrëzuar nga froni tetëmbëdhjetë vjeçare BDl-në si e qysh do të bashkëpunojnë me partitë maqedonase për të hyrë në qeveri.

Kështu që gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, BDl-ja, nuk i ka kundërshtarë politikë vetëm partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase, për fat të keq, partitë maqedonase e formojnë qeverinë dhe ato do vendosin se me cilët parti shqiptare do bashkepunojnë. Pra, motoja kryesore e BDl-së për kryeministër shqiptar sfidon, provokon e nënçmon Zaevin e Mickoskin, është një refanshizëm politik për shkak të mos pjesëmarrjes së BDl-së në qeverinë e ardhshme e asgjë më shumë.