Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur mbledhjen e këshillit të përgjithshëm, por ka ndodhur diçka e pazakonshme, prezentë ka qenë dhe kandidati i LSDM-së për President, Stevo Pendarovski dhe mbledhja e këshillit në një pjesë është zhvilluar në gjuhën maqedonase, thonë nga burimet anonime, jo zyrtare brenda partisë, të cilët kanë qenë prezent gjatë mbledhjes.

Partia e dalur nga lufta dhe Lideri që një kohë të gjatë pas luftës së 2001 nuk ka folur maqedonisht duke u shitur si patriot që nuk flet gjuhë tjetër përveç shqipes sot ka folur dhe atë shumë mirë.

BDI sot në prezencë të kandidatit ‘konsesual’ të LSDM-së dhe BDI-së, Stevo Pendarovski ka sjellë vendim siç thonë nga BDI vendimi ka qenë unanim për të mbështet pikërisht atë që e bojkotuan më 2014.

Më poshtë e keni edhe një dëshmi, pse mediumet me kamerat e tyre janë larguar gjatë asaj mbledhje?!