Maqedonisë së Veriut i nevojitet president, i cili me ndjenjë të lartë të përgjegjësisë, në mënyrë dinamike dhe me përkushtim do të ofrojë zgjidhje dhe do të përfshihet në përkrahjen e rrugës sonë të shpejtë, e cila vendin e çon përpara drejt ardhmërisë së sigurtë në NATO dhe BE, president i cili është kundërshtar i ndarjeve dhe izolimeve dhe i cili e promovon Maqedoninë e Veriut si vend global dhe të drejtë, do të jetë partner konstruktiv dhe parimor në proceset e filluara reformuese, integruese dhe ekonomike”, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në Kongresin e 23-të të partisë.

Ai theksoi se Stevo Pendarovski është ai president, personalitet me integritet dhe me përvojë serioze dhe të bazuar profesionale politike. Numri i viteve të kaluara në politikë dhe në akademi, profili i tij i pakontestuar moral dhe vizioni i tij i qartë për ardhmërinë e vendit tonë, theksoi, premton se kemi kandidatin më dinjitoz që të qëndrojë në krye të shtetit dhe të jetë komandant suprem i Armatës sonë.

Stevo është koncept i një shoqërie për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut përparimtare dhe euroatlantike. E di se si president i të gjithë qytetarëve të vendit tonë, fuqinë e tij do ta tërheq edhe nga të gjithë qytetarët tanë, e jo vetëm prej atyre të cilët do ta japin votën e tyre për fitoren e tij. Fitorja e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe një fitore e jona në rrugën tonë të përbashkët. Bëhuni të bindur se bashkarisht të gjithë ne, qytetarët e vendit tonë së bashku me Stevo Pendarovskin si president i yni, do t’i realizojmë të gjitha qëllimet tona të përbashkëta. Mbetemi bashk në përcaktimin që ta hedhim poshtë politikën e pesimizmit, e cila thotë se asgjë nuk mund të bëhet. Mbetemi në përcaktimin që ta hedhim gjuhën e urrjejtjes. Mbetemi në përcaktimin që të ndërtojmë shoqëri inkluzive dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë. Kjo është zgjedhja dhe përgjegjësia e jonë politike. Kjo është zgjedhje për fitore, fitore në zgjedhjet presidenciale të cilat duhet të jenë dhe do të jenë tërësisht demokratike, të suksesshme dhe efikase, zgjedhje në të cilat qytetarët masovikisht do të dalin dhe do të zgjedhin unitet dhe ardhmëri”, tha Zaev.

Pendarovski, tha Zaev, së bashku me qytetarët është i gatshëm të ndërmarrë përgjegjësi për sfidat e reja të cilat janë para nesh, të përfshihet drejt lidershipit, i cili vendin tonë e çon përpara drejt botës perëndimore.

“Ta bëjmë vendin tonë shtet evropian, shoqëri, shtëpi dinjitoze për të gjithë qytetarët e vet. Derisa e ndajmë këtë shpresë, këtë synim, unë hapëroj në atë rrugë. Do të na udhëheq presidenti. Ejani të gjithë së bashku të vazhdojmë të hapërojmë në atë rrugë evropiane. Shkojmë në fitore të re, shkojmë në fitore për qytetarët, për të gjithë qytetarët. Shkojmë në fitore të re për Republikën e Maqeodnisë së Veriut dhe presidentin e saj Stevo Pendarovski. U bashkuam rreth idesë për kandidat të përbashkët për përkrahje nga shumica e madhe e qyterarëve. Për herë të parë kemi kthesë historike politike në vendin tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë dhe të gjithë tjerët mbetemi së bashku, që t’i sigurijmë vendit tonë president për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Duke iu drejtuar të pranishmive, ai tha se ngjarjet që e mbajnë nëshkrimin e Lidhjes Socialdemokrate janë ato kur në vitin 1991, së bashku me qytetarët kanë marrë pjesë në procesin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, në vitin 2001, kur e kanë ndërmarrë përgjegjësinë që të ndërprejnë konflikt ndëretnik dhe me dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit të fillojnë ta ndërtojnë vlerën e re të bashkësisë shoqërore “Një shoqëri për të gjithë”, në vitin 2005, kur u dhanë impuls të fortë vlerave evropiane dhe aspiratave për anëtarësim në BE dhe na u dha statusi i kandidatit…

“Ashtu ishte edhe në vitin 2015 kur me ‘E vërteta për Maqedoninë’ me qytetarët e Maqedonisë në kampin e lirisë me revolucionin e larëm u nisëm drejt rrugëve të qyteteve tona. Kur me durim dhe me mençuri nëpër procese politike, duke besuar në liri, të vërtetën, drejtësinë, barazinë, përparimin dhe kur vlerat socialdemokrate i bashkuam me vlerat civilizuese që ta lirojmë shtetin tonë të robëruar. Ashtu ishte edhe në vitin 2017 dhe 2018, kur më 27 prill iu kundërshtuam dhunës dhe kur koalicioni i ri qeveritar mori vendim që të lidh marrëveshje të miqësisë me Bullgarinë dhe ta zgjidh kontestin tredekadësh me Greqinë”, tha Zaevi në Kongres.

Ai potencoi se në vedin tonë shohin si shembull për zgjidhjen e kontesteve dhe këtë askush nuk mund ta mohojë. Sot, tha ai, lirisht dhe me krenari flasim për një shtet më përparimtar, Republika e Maqedonisë së Veriut, vend i cili bëhet pjesë e botës demokratike perëndimore, shtet i cili po ndryshon për të mirë dhe i cili siguron jetë më të mirë për qytetarët e vet, shoqëri që demonstron unitet. LSDM-ja e solli realitetin e ri.

“Vendi ynë është mik me të gjithë fqinjët e vet, tërë bota, të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare flasin me superlative për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Parlamentin tonë i kemi zhvilluar të gjitha dilemat dhe konfirmuam se së bashku e lëvizim vendin tonë në të ardhmen të cilën të gjithë e dëshirojmë, shtet të njohur dhe të çmuar, vend anëtar të familjes evropiane dhe anëtar të NATO-s. Na pranuan si maqedonas me identitet të vetin dhe krenari të veten, si vend në identitetin e të cilin janë instaluar identitetet e të gjithë qytetarëve të tij, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë dhe të gjithë tjerët të cilët jetojnë së bashku në vendin tonë të përbashkët. Së bashku me miqtë tanë, së pari Bullgarinë, e pastaj Republikën e Greqisë, i kemi hedhur poshtë izolimin dhe mosmarrëveshjet”, tha Zaev.

Kemi ndërmarrë, tha ai, përgjegjësi dhe treguam kapacitete të zgjidhjes, e jo të anulimit dhe të përfitojmë në dëm të interesave të qytetarëve dhe të qëllimeve strategjike të shtetit. Ai tha se qytetarët kanë zgjedhur ardhmëri, prosperitet, NATO dhe BE, ndërsa tërë kujdesin tani do ta orientojnë në çështje brenda vendit.

“Mundësia që e krijuam tani është në duart tona. Detyra e jonë është ta shfrytëzojmë këtë, që të sigurojmë deri në fund atë për çka luftuam, jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mundësi më të mira për fëmijët tanë dhe vend me shoqëri korrekte, prosperitet më të madh, ekonomi rritëse dhe rroga më të mira, sistem më të mirë shëndetësor dhe arsimor, drejtësi sociale dhe sistem të drejtë ku do të kemi besim”, tha Zaev.

Ai shtoi se shumë investitorë e kanë pritur epilogun nga negociatat me Greqinë që të marrin vendim dhe politika ekonomike veçmë po jepë rezultate historike. Vitin e kaluar, përkujtoi ai, e përfunduam me vlerë rekorde të investimeve të huaja prej 624 milionë euro, që është pothuaj më shumë se vlera e investimeve në vitin 2017 ose pothuaj dyfish më shumë se investimet e paraardhësve tanë në vitin e tyre më të mirë, në vitin 2011, ose më shumë se në vitet 2012, 2013 dhe 2014 së bashku.

Vendi i ynë, qytetarët dhe politikanët së bashku duhet t’i japim fund korrupsionit, tha Zaev dhe shtoi se atdheu duhet të jetë vendi i drejtë me ekonomi rritëse, pjesë e botës globale perëndimore.

“U falënderoj të gjithëve, më shumë se 20 kandidatëve për president të shtetit, që u paraqiten në konkursin e partisë. Falënderim edhe deri te Radmilla Shekerinska, deri te Nikolla Dimitrovi dhe deri te Oliver Spasovski, ata janë motorët e Qeverisë sonë. Ata janë këtu, së bashku me mua dhe ministrat tjerë që të punojmë së bashku për reformat që ta bëjmë vendin tonë vend më të bukur për jetesë për të gjithë qytetarët”, shtoi Zaev.