besa flamuri maqedonas

Në protestën e sotëshme të organizuar nga shoqatat joqeveritare maqedonase dhe LSDM, të cilën fuqishëm e mbështet edhe Lëvizja Besa, ka ndodhur një akt i turpshëm kombëtar, madje shokues dhe amoral.

Kryesia e Lëvizjes Besa duke dashur të tregojë kosmopolitanizëm të tepruar, e eksituar nga prania masovike e të rinjëve maqedonas dhe e udhëhequr nga ideja që nuk vuan nga komplekset fetare dhe as nacionale, e lidhën “fortë” flamurin kombëtar shqiptar dhe atë maqedonas.

Nëse ky akt do të bëhej nga eksponentë të rëndomt shqiptar që në vazhdimësi promovojnë vlera qytetare dhe demokratike nuk do të ishte edhe aq e turpshme dhe skandaloze, sepse si të tillë, ata individë gjithmonë kanë mbrojtur këto vlera universale. Mirëpo kur kjo bëhet nga një Lëvizje e re politike, që në esencë mbron dhe promovon vlerat konservatore etnike shqiptare dhe islame kjo përbën një nënçmim të padurueshëm të gjakut të të gjithë herojve kombëtar shqiptar, veçanërisht të dëshmorëve të vitit 2001 që dhanë jetën për të mbrojtur gjakun, të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në përgjithësi.  

Pjesëmarrës në këtë akt të turpshëm kanë qenë zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Besa, si psh: Sekretari gjeneral Afrim Gashi, nënkryetari Zeqirija Ibrahimi, antarët e Kryesisë qendrore Driton Sulejmani, Rexhep Memedi, Kastriot Rexhepi, ky i fundit është anëtar i shoqatës islame NUN.

VIDEO e huazuar nga infoshkupi.com: