Deputetët e BDI-së dhe VMRO-së në seancën e sotme parlamentare votuan ministrat e rinj të propozuar nga krymenistri Dimtriev,  Mitko Cavkov  dhe Dime Spasov.

Dy ministrat do të udhëheqin ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Këto dikastere me Marrëveshjen e Përzhinës drejtoheshin nga partia opozitare LSDM, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me këtë rikthehet në përbërje të plotë qeveria Gruevski-Ahmeti dhe fundoset përfundimishtë Marrëveshja e Përzhinës.

Kjo situatë ka revoltuar deputetët e LDSM-së të cilët në mënyrë demonstrative kanë lëshuar seancën parlamentare.

Ata kanë deklaruar se ky është një sinjal i keq për vendin, përfaktin se po kthehet qeveria e cila akuzohet për vepra të rënda kriminale.  (INA)