Partia shqiptare në pushtet dita ditës po e humb mbështetjen masive që e kishte tek elektorati shqiptar.

Shumica e anketave, Bashkimin Demokratik për Integrim e nxjerrin si partinë e tretë për nga pesha elektorale.

Anketat e realizuara nga mediat kredibile favorizojnë partitë e reja, Lëvizjen Besa dhe Lëvizjen për Reforma në PDSH, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nëse zgjedhjet do të ishin sot atëherë fituese do të shpallej Lëvizja e BESA, e pasuar nga Aleanca për shqiptarët. Kjo bëhet e ditur në një anketë të realizuar nga portali Telegrafi.

Anketa ishte e hapur gati një javë, ku në pyetjen “Cila parti mendoni se do të fitoj në zgjedhje” votuan rreth 20 mijë lexues, prej tyre 10333 për lëvizjen BESA, rreth 5000 për LR-PDSH, 1531 për BDI, rreth 1000 për PDSH dhe 1000 për RDK-në.

Ndryshe, anketa është dizajnuar në atë mënyrë që pamundëson votimin e shumëfishtë.

Edhe anketa e realizuar nga Agjencia e lajmeve INA, e cila akoma është e hapur nxjerrë fituese dy partitë e reja, ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Intregim rënditet e treta.

Sipas anketës në faqen e agjencisë lajmeve INA lidhur me rejtingun e partive politike, prinë LR-PDSH, duke pasuar më pas BESA, BDI, PDSH dhe parti tjera. Ky rezultat është nga java e parë e votimeve, ndërsa anketa vazhdon për një muaj. Në javën e parë deri tani kanë votuar  RRETH 2700 votues që kanë votuar në pyetjen.

Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 5 qershorit ?

LR – PDSH (25%, 653 Votes)

BESA (20%, 521 Votes)

PDSH (15%, 399 Votes)

BDI (15%, 398 Votes)

UNITETI (9%, 252 Votes)

Asnjë (8%, 216 Votes)

RDK (7%, 198 Votes)

PPD (1%, 27 Votes)

Total Voters: 2,664

Sipas një ankete të realizuar nga gazeta “Lajm” lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është politikani më gënjeshtar ndër shqiptarët në Maqedoni.

Anketa ishte e hapur gati një javë, ku në pyetjen “Cili lider shqiptar po gënjen më së shumti opinionin në Maqedoni?” votuan rreth 3 mijë lexues, prej tyre rreth 70 për qind vlerësojnë se gjatë fushatës paraelektorale, Ahmeti po gënjen opinion. (INA)

fundosemi