Anna (djathtas), vajza 3-vjeçare e këngëtares e cila pak muaj më parë u nda nga bashkëshorti, balerini italian Mirko, është shfaqur për herë të parë në foto, për publikun.

Mami Soni gjithnjë e ka përmendur të voglën e saj, madje shpesh kemi parë dhe postime të këngëtares shoqëruar nga Anna, por asnjëherë në pozicion të dukshëm ballor. E pyetur në intervista, këngëtarja ka thënë se babai i Annës është i rezervuar dhe nuk do që e bija të dalë në publik, si prindërit e saj. Por me sa duket, me ndarjen nga Mirko, Soni ka ndryshuar mendje dhe ndoshta Annën, tani e tutje do ta shohim teksa rritet krah mamit, pse jo edhe në skenë.

soni 1soni