qeveria-620x330Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ka njoftuar se sonte në mbrëmje në ora 19.30 kreu i shtetit do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re teknike, sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE, Emil Dimitrievit.

Më parë, Parlamenti e ka konstatuar dorëheqjen e qeverisë së Nikolla Gruevski, pas së cilës u iniciua seanca për shpërbërje të Parlamentit.