tajanov-620x330Lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike sot nga foltorja e parlamentit theksoi se sot puna e deputetëve dhe organizimi i seancës duket të jetë si një seancë e jashtëzakonshme. Ai argumenton se sipas Kushtetutës parashihet që Kuvendi të shpërndahet 60 deri 45 ditë para ditës së zgjedhjeve.

VMRO-DPMNE dhe BDI sot propozuan votimin që shpërndarjea e Kuvendit të jetë sot, dhe vendimi për t’u zbatuar nga 24 shkurt.

Sipas Trajanov kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka kushte për këtë vendim të parakohshëm në lidhje me shpërbërjen e parlamentit.

“Kjo do të thotë se në qoftë se sot shpërndahet parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 19 mars”, theksoi Trajanov./fol.mk