Gjatë ditës së sotme pas orës 19:30 por edhe pas edicionit të rregullt të Lotarisë së Maqedonisë do të nisë edicioni i tretë i lojës shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’.

Për këtë edicion janë paraparë 15 dhurata me nga 100 mijë denarë për të gjithë ata që kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacioni ‘TVSH-ja ime’, ndërsa ndarja kryesore ku do të dhuratë prej tre milionë denarë do të jetë më 18 mars.

Nga Drejtoria e të Hyrave Publike njoftojnë se numri i përdoruesve të këtij aplikacioni është në rritje të vazhdueshme dhe se deri më 29 shkurt, numri në total i përdoruesve është 262.030.

Sipas statistikave të tyre, numri më i madh i përdoruesve janë 36 vjeçar ndërsa përdoruesit që janë në motet e 30-të përbëjnë rreth 30% të numrit të përgjithshëm.