Revista “France Football” do të publikojë sot emrin e fituesit të Topit të Artë, kësaj here pa bashkëpunimin me FIFA-n. Cristiano Ronaldo pritet të marrë këtë vlerësim sipas parashikimeve. Mediat spanjolle e lajmëruan disa ditë më parë këtë verdikt duke shtuar se Lionel Messi do të renditet i dyti.

Fituesi do të shpallet në orën 20:00, ndërsa më herët do të publikohet renditja e futbollistëve pjesëmarrës në këtë garë.

Rezultati do të dalë pas votimit të 173 gazetarëve sportivë në mbarë botën. Cristiano Ronaldo kështu do të marrë për herë të katërt këtë trofe të çmuar, falë edhe triumfit në Champions League me Real Madrid dhe Euro 2016 me Portugalinë.

Rekordin e mban Lionel Messi me 5 trofe të fituar. Topi i Artë është një çmim që dorëzohet prej 1956. Në vitin 1987 në garë për këtë trofe u përfshi edhe shqiptari Sokol Kushta.