Përfaqësuesit e katër partive politike u morrën vesh për takim të ri të Grupit punues, sot në ora 17:30.

Nga VMRO-DPMNE kanë ofruar propozim të ri për pikët kyçe, Listën zgjedhore dhe çështjen e mediave, ndërsa përfaqësuesit e partive tjera kanë kohë deri sot për konsultime brenda partiake.

Në pyetjen se si kanë reaguar partitë tjera në propozimin e VMRO-DPMNE-së, Vanhaute është përgjigjur shkurtë se situata është kritike.

Në takimin e djeshëm morrën pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, si dhe përfaqësues ndërkombëtar.