Profesori universitar dhe ish-diplomati Gjorgji Spasov kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka quajtur Rrahman Morina, informon INA.

Ai këtë e ka theksuar në profilin e tij në facebook:

“Kriminelët në Maqedoni sot u bashkuan, kundër sundimit të së drejtës dhe kundër anëtarësimit në NATO dhe BE. Ata do të kujtohen si të tillë. Ahmeti në këtë moment është Rrahman Morina maqedonas dhe i shërben Millosheviqit maqedonas. Por kjo është tashmë një tregim i lexuar në Ballkan”, ka shkruar Spasov.(INA)