Ajo çfarë ndodh me listat zgjedhore, ajo që sot na u prezantua nga qytetarët e Gjevgjelisë konfirmon se ka probleme serioze në listën zgjedhore. Problemet të cilat i konfirmon edhe qëndrimi i LSDM-së se ka lista të krijuara që me të vërtetë kontribuojnë në falsifikimet zgjedhore dhe konfirmon tezën se në Maqedoni nuk kemi pasur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, tha sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski në Gjevgjeli.

– Elementi i dytë që vërteton këtë përfundim për mungesën e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike është edhe iniciativa e ngritur nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e faljes dhe marrjes së një vendim të tillë. Unë i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që të sjellë vendim të bazuar në dispozitat kushtetuese, bazuar në ligj, dhe jo në bazë të dispozitave të partisë, sepse ata janë këtu për të mbrojtur Republikën e Maqedonisë dhe rendit kushtetues të vendit. Një gjë është e qartë. Ka shumë krim, dhe shumë korrupsion në Maqedoni. Krijimi i listave të rreme zgjedhore është gjithashtu një krim zgjedhor dhe për të gjitha krimet dikush do të jap llogari nëse duam që Maqedonia të ecë përpara”, tha Spasovski.