Mediat ruse rreth analizës për formimin e qeverisë në Maqedoni vlerësojnë se Tirana zyrtare është krijuese e platformës për partitë shqiptare.

Portali rus “Sputnik” shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lobuar tek komuniteti ndërkombëtar të mbështetet kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev. Pastaj thuhet se platforma e partive shqiptare është përgatitur në Tiranë.

Sipas “Sputnik” mos pranimi i Ahmetit që të koalicionojë me Gruevskin është i manovruar në Tiranë, ku me këtë rast u rrëzua Nikolla Gruevski, lideri I VMRO-DPMNE-së me çka nuk mund të formoj qeverinë e ardhëshme të Maqedonisë.