Si një psikologe, Kelly McGonigal ndihmon njerëzit që të jetojnë jetën më lumtur dhe më shëndosh..

Ajo në pjesën më të madhe të jetës së saj u ka dhënë kurajë njerëzve se si tu shmangen efekteve anësore të stresit, shkruan Independent.

Por kur foli një ditë në konferencën 99U në New York, McGonica tha se trajtimi dhe menaxhimi i stresit ka ndryshuar fundamentalist në vitet e fundit.

Tash ajo thotë se, ka kuptuar se stresi nuk shkakton vetëm dëme.

Së pari, stresi dhe brenga mund të jenë një shenjë se jeta juaj është kuptimplotë. Të qenit i stresuar përgjithësisht nënkupton se jeni të lidhur me diçka që ka vlerë për ju – qoftë ajo një intervistë për punën e nëdrrave apo kujdesi ndaj fëmijës suaj.

Së dyti, thjeshtë të qenit i vëmendshëm për benefitet e stresit mund të ju ndihmojnë juve që të përballeni me të.