Strukturat e LR-PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së do të krijojnë parti të re e cila do të mbajë emrin e koalicionit që u krijua para zgjedhjeve – Aleanca për Shqiptarët, thotë nga LR-PDSH-ja e Ziadin Selës.

Kjo për faktin se liderët e Unitetit dhe RDK-së, refuzuar nismën e Ziadin Selës për bashkimin e tri partive në një, shkruan revista Fokus, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Këshillat e tri partive do ti ndërtojmë nga fillimi në një parti të re e cila do ta mbajë emrin e koalicionit. Para zgjedhjeve jemi marrë vesh që pas përfundimit të procesit zgjedhor koalicioni të shëndrrohet në parti politike, por tani dy liderët janë duke thurur histori të ndryshme. Por, sërsih anëtarësia e tyre e mbështet procesin e krijimit të partisë së re”, thotë për Fokus një zyrtarë i lartë i LR-PDSH-së.

Zulfi Adili nga ‘Uniteti’ për mes një konference ka sjellur dëshmi se 12 degë të partisë mbështesin krijimin e Aleancës pë Shqiptarët, ndërsa strukturat e RDK-së akoma nuk janë deklaruar publikisht. (INA)