Alban Mustafi nga Çërkezi i Kumanovës ,student i informatikës ka bërë një punim shumë interesant dhe të bukur, ai ka ndërtuar një xhami e cila është e mbuluar dhe dekoruar me fije shkrepse.

Ky punim i ka zgjatur mbi 3 javë punë dhe për dekorimin e Xhamisë ka harxhuar gjithsej 136 pako prej fijeve të shkrepses apo 6040 fije shkrepse .

Gjithashtu Xhamisë i është rregulluar edhe sistemi i ndriçimit në pjesën e përparme , në minare si dhe pjesa që lidh dy minaret , sikur se edhe zërimi për të lëshuar ezanin.

I pyetur për idenë dhe inspirimin për të bërë një punë të tillë ai u përgjigj :

Në thënien e të dërguarit të Allahut, Muhamedit A.S i cili ka thënë ”   Kush ndërton një për Allahun , edhe nëse është sa një fole zogu apo më e vogël , Allahu për të ndërton një shtëpi në Xhenet .

fol.mk

IMG_2042 IMG_2044 IMG_2043 IMG_2045 IMG_2046 IMG_2058