Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi vlerëson se është koha e fundit që t`i jepet fund krizës politike dhe të normalizohen gjendjet, me qëllim që të krijohen kushtet për sundimin e të drejtës dhe drejtësisë, transmeton TetovaSot.

Aparati i përgjithshëm shtetëror duke i përfshirë edhe gjykatat janë vendosur në funksion të mbrojtjes së kreut politik. Reformat nuk zbatohen dhe nuk po punohet në krijimin e parakushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Paralajmërimet për prishjen e rendit publik nga ana e pushtetit, mbajtja e status quo-s dhe sulmet ndaj PSP, si dhe kampanja e fuqishme pro qeveritare mediale, tregoi se në çfarë tmerri gjendet Republika e Maqedonisë.

Koalicioni për NDRYSHIME dhe DREJTËSI kërkon një marrëveshje urgjente për dalje nga kriza dhe formimin e një qeverie ekspertësh