Një student nga qyteti i Strugës nëpërmjet një postimi ka reagur ashpër për blerjen e votave që ndodh në Strugë nga kandidati i BDI-së Ramiz Merko.

Ja reagimi i tij:

Tash ju kujtohet që në qytetin tonë ka edhe maqedonë, tash ju kujtohet që ne jemi të gjithë vllezër, tash i doni edhe më shumë se shqiptarët, tash të gjithë jeni dhe “gjithmonë keni qenë” për bashkëjetes, tash ju kujtua për “dashurin” ndaj maqedonëve?!
Pozitive është që mendoni në këtë mënyrë, po kohëzgjatja e ksaj është deri më 30 tetor.

Unë jetoj në këtë qytet për 20 vjet, kam jetuar, i kam dashur dhe i kam respektuar prej kur kam lindur e deri sa të vdes.
Paralelisht në kopsht mësuam programin edhe në gjuhën shqipe edhe në gj. maqedone. Ne shqiptarët duhej të mësojm maqedonisht, a maqedont shqip, por edhe sot kur takohem me shokët flasim si shqip edhe maqedonisht.

Nacionalist mund të hyni lirisht në Shkup, në Maqedoninë lindore, ku njerëzit e kombësive të ndryshme nuk kanë pothuajse asnjë kontakt mes tyre, kështuqë ju mund të manipuloni të gjitha llojet e propagandës. Por ju lutem mos e bëni në Strugë, e dijmë, jetojm sëbashku, dhe do të jetojmë, por kur shoh sot se maqedontë në Strugë i shohin si para ,krenaria ime nuk më lejon ti mbyll sytë.

Mendoni se me para mund t’i bleni njerëzit, mendoni se nuk kanë krenari?
Këtu gaboheni, nuk i njihni aspak ose asnjëherë si keni njohur. Unë i njoh. Unë jam rritur me ta, dhe ju them që gaboni shumë.
Para se gjithash, me një mendim të tillë dhe me këtë qasje, më turpëroni mua dhe shumë shqiptarë të ndershëm. A do të votojnë ose për kë do të votojnë është e drejta e tyre. Në fund të fundit, për fat të mirë kemi dy kandidat të cilët më parë ishin kryetar komune dhe ne mund të përmbledhim më lehtë se për kë do të votojmë.