Qëndrime kundërthënëse mes SHGM-së dhe Ministrisë së brendshme për zbardhjen e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.

Kishte 55 sulme ndaj gazetarëve në pesë vitet e shkuar. Mund të themi që prej këtyre 55, deri më tani janë zbardhur vetëm dy raste, që me të vërtetë është numër shumë i dobët – deklaroi Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

Ajo që është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme të veprojë ndaj çdo sulmi verbal, fizik apo sulm tjetër nga viti 2017 e deri më tani janë pastruar të gjitha rastet – tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nga misioni i OSBE-së në Shkup thonë se sulmi ndaj një gazetari ose punonjësi të mediave është sulm ndaj demokracisë.

Unë mendoj se ky është një mesazh veçanërisht i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – tha Xhefri Goldstain, Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Sipas raportit të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, këtë vit Filipinet kanë numrin më të madh të vrasjeve të pazbardhura të gazetarëve -respektivisht 41.