Gazetari Borjan Jovanovski është sulmuar sot në njërin nga restorantet e Shkupit nga një person. E për të qenë turpi më i madh, një shoqërues i sulmuesit, e ka filmuar të gjithë incidentin.

Vetë gazetari ka komentuar për incidenti, duke thënë se i është afruar një person i moshës së mitur, duke e quajtur tradhtar dhe duke e pështyer në fytyrë.

“Fëmija është i keqpërdorur. Porositësi më është i njohur pasi ishte i pranishëm në të njëjtin restorant. Ishte Milenko Nedellkovski”, ka shkruar mes tjerash Jovanovski, duke shtuar se edhe porositësi edhe personi që kanë kryer sulmin, do të mbajnë përgjegjësi për këtë që kanë bërë.