Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin, ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.

Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.

“Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje bore, ndërsa sonte do të ketë erë të fuqishme”, tha Tahirsylaj.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.

Në njoftim thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Komuna e Prishtinës po ashtu ka publikuar numrin që mund të thërrasin qytetarët.