Takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe presidentit Ivanov mund të realizohet në ditët e para të punës së javës së ardhshme.

Deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht,por duke pasur parasysh afatet kushtetuese prej 10 ditësh nga njoftimi se ka shumicë parlamentare nga kryetari i Kuvendit, nuk është e sigurt se ky takim mund të realizohet në ditët e para të javës së ardhshme.

Në ndërkohë, po përgatiten garancitë që Zoran Zaev do të duhet që t’i japë në zyrën e Ivanovit dhe se në bazë të informacioneve të TV24 këto garanci janë zgjeruar edhe me ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë, sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit, se nuk do të shkohet në ridefinim të vendit dhe formimi i qeverisë së re të mos ketë për bazë “Platformës nga Tirana”.