Në tre ditë para skadimit të mandatit të kryetarëve të komunave, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, për herë të parë kanë dalë me terminet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale,

Lideri i LSDM-së duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nëse arrihet marrëveshje zgjedhjet lokale mund të mbahen këtë vit, ato do të ishin në tetor apo në nëntor, ndërsa nëse vendoset që të mbahen në vitin e ardhlshëm, terminet do të ishin në mars, prill apo maj.
“Një gjë e tillë në Maqedoni është praktikuar me marrëveshje të të gjitha partive politike dhe unë pres, nëse jo ne, atëeherë liderët e partive parlamentare, të paktën përfaqësuesit tanë të bëjnë një takim në Kuvend, dhe si është rregulli dhe praktika, të merren vesh për terminin se kur do të mbahen zgjedhjet lokale, dhe në mes tjerash, të merren vesh edhe për orarin e Komisionit ligjvënës dhe Komisionit për sistemin politik, që të mund shpejtë të dakordohen për të thirrur seancë të Kuvendit, që de fakto, të mos shtyhen zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar që të mbaheshin në gjysmën e patë të muajit maj”, tha Zaev.
Pasdite, deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një konferencë për shtyp, tha se partia e tij është për zgjedhje lokale edhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe në emër të saj sugjeroi tri data të mundshme për mbajtjen e tyre.
Termi i parë që ka propozuar VMRO-DPMNE-së është 2 korriku, dhe në qoftë se, siç tha Milloshosk, shumica parlamentare nuk është e përgatitur për këtë datë, zgjedhjet lokale të mbahen më 17 ose 24 shtator,dhe më së voni deri më 15 tetor të këtij viti.
“VMRO-DPMNE dhe grupi ynë parlamentar do të mbështesë çdo propozim që do të vendosë shumica parlamentare. Ne shpresojmë se kjo do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, se do të mbahen zgjedhje lokale të shpejta dhe evikase, në mënyrë që pushteti lokal si një e drejtë kushtetuese e qytetarëve të mos pësojë dëme edhe më të mëdha.”, tha Milloshoski.
LSDM-ja ka reaguar për këtë duke thënë se datat eVMRO-DPMNE-së për zgjedhje lokalejanë sikur të nxjerren prej lotarisë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në konferencën me gazetarët tha se detyrimi i partive politike është për të gjetur konsensus për një datë për zgjedhjet lokale dhe pasi të bien dakord të informojnë Kuvendin në mënyrë që të fillojnë procedurat.