Lidhur me anketën e IRI ka reaguar Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH. Më poshtë ua sjellim të integruar qendrimin e tij zyrtar.

 

Që anketa të jetë tregues i vërtetë i rejtingut të partive politike apo liderëve, duhet respektuar rregulli i konkurrencës së gjithëpërfshirjes së partive politike në mënyrë të barabartë.

Anketa e IRI-t e zhvilluar në muajin prill, përjashton rregullin e gjithëpërfshirjes së partive politike, dhe nxjerr në pah rezultatin që nuk përkon me standardet e anketës si tregues real i rejtingut të partive politike. Anketa e IRI-t vë në dilemë saktësinë e rejtingjeve të partive politike, pasi në anketë kanë përjashtuar LR-PDSH, dhe ndërkohë rejtingu i liderit Ziadin Sela vjen menjëherë pas atij të Ali Ahmetit.

Ky dyshim vjen në një moment mbase nga individ që mund të jenë të porositur për kësi lojëra për të fshehur ndoshta të vërtetën që mund të jetë e hidhur për oponentët politik të LR-PDSH. Absolutisht, kjo anketë është tendencioze, ku dyshimin mund ta drejtojmë tek ndonjë individ i punësuar në IRI, i cili mbase ka qëndrime negative ndaj LR-PDSH-së. Mbesim me shpresë që shumë shpejtë IRI do të dalë të sqarojë opinionin, që eventualisht të konstatojnë për ndonjë lëshim teknik në përpunimin e rezultateve.

Është kaq paradoksale që Ziadin Sela si lideri i dytë shqiptar me rejting, ndërsa partia e tij LR-PDSH të jetë përjashtuar nga çdo formë e anketës. Dhe një element tjetër i rëndësishëm është se të gjithë partitë politike shqiptare së bashku përbëjnë 14%, dhe në ndërkohë zyrtarisht në Maqedoni ka 26% shqiptar, d.m.th. 50% të shqiptarëve nuk janë përgjigjur ose e kanë injoruar këtë anketë.

Keto matematika të pakuptimta nuk na demoralizojnë, përkundrazi na motivojnë të vazhdojmë në mënyrë më energjike, ku do të dëshmojmë që LR-PDSH është parti që do t’i paraprijë interesave të popullatës shqiptare në vend. LR-PDSH si subjekt politik është e vetëdijshme se opinioni e ka të qartë tashmë se është strukturë e organizuar mirë në terren, dhe se platforma e saj është programi i qartë kombëtar që kërkon seriozisht të angazhohet për ndryshime rrënjësore të sistemit, që për dikënd shihet më tepër si pengesë reale.

anketa