Taravari: Ja si dështoi bashkëpunimi me Lëvizjen BESA (Video)

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka qenë i ftuar në edicionin e parë të emisionit ”Fol Tash” në Televizionin Koha ku ka folur për aktualitetin politik në Maqedonisë dhe sfidat e demokracisë në vend. Taravari, ekskluzivisht ka folur për dështimin që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e fundit, duke e fajësuar publicistin Kim Mehmeti. Ai gjithashtu ka kërkuar që Albin Kurti të flet për këtë rast pasi ai e di fajtorin kryesor.