Në emisionin “10 Minuta” në TV 21 Sekretari i përgjithshëm i partisë iu përgjigj një sërë pyetjeve me interes politik. Duke folur për Platformën e cila u votua në Kuvendin Qendror të Lëvizjes, Taravari tha se në bazë të konsultimeve në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, nëpërmjet të komisioneve të krijuara në dy partitë, u prezantua Platforma e përbashkët.

“Komisioni për Politika Strategjike (KPS) në kuadër të Lëvizjes për Reforma ku janë 20 profesorë eminent të kësaj lëmie kanë strukturuar këtë Platformë politike. Versioni final i kësaj Platforme ka kaluar në kryesitë qendrore të dy partive LR-PDSH dhe RDK, ndërsa dje ka kaluar në Kuvendin Qendror të Lëvizjes të mbajtur në Gostivar, ku u debatua dhe analizua”, tha Taravari.

Ai sqaroi se kjo Platformë politike e cila do të paraqitet si Program politik diku në fillim të muajit Janar, që do të bazohet në këtë Platformë që është e ndarë në 20 kapituj ku përfshihen sfera të ndryshme.

“Në Platformë përfshihet një pushtet totalisht i decentralizuar në nivel lokal, ndërsa në pushtet qendror një Parlament dy-dhomësh, dhoma e përfaqësuesve dhe dhoma e etnive në të cilën në të cilën parashihet që 60 me 60 të jetë përfaqësimi në të dyja dhomat, në dhomën e etnive në qoftë se paraqitet ndonjë problem, të propozohet komision special që do ti zgjidh problemet të cilat mund të paraqiten në këtë dhomë”, tha Taravari.

Duke folur për bashkimin opozitar, Taravari tha se ky ka ndodhur, faktikisht me Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq sqaroi se bisedimet vazhdojnë edhe me faktorë të tjerë opozitar si me Bardhyl Mahmutin dhe me Hysni Shaqirin të cilët edhe kanë deleguar anëtarë në Kuvendin Qendror.