Mbrëmë në orët e vona të natës, një incident me armë zjarri ka ndodhur para shtabit të LSDM-së në Strumicë.

Mësohet se policia ka shkuar në vendgjarje për të arrestuar një person të dyshuar për vepër penale, por qytetarët nuk e kanë lejuar arrestimin e tij dhe e kanë futur me dhunë në shtabin e LSDM-së, duke krijuar një rrëmujë të madhe.

 

Si pasojë, dy policë janë plagosur nga turma, dhe për pasojë janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas policisë, mësohet se i dyshuari është aktivist i LSDM-së.
Ndërkohë, ende nuk ka informacion për gjendjen e dy policëve në spital. /albeu.com/