Një spekulim i muajit të kaluar ka bërë të ditur se Samsung do të debutoj telefonin e palueshëm në periudhën e tremujorit të tretë dhe të katërt të 2017.

 

Sidoqoftë, një raport i ri bën të ditur se lansimi i kësaj pajisje nuk do të ndodhë deri në vitin tjetër pasi që, me gjasë, prodhimi i telefonit do të filloj në çerekun e fundit të këtij viti.

Raporti i cili citon burimet tajvaneze trefon se gjiganti teknologjik do të fillojë një “prodhim të vogël” në tremujorin e katërt të këtij viti ndërsa prodhimi masiv nuk do të ndodhë deri në vitin 2018.

Arsyeja e kësaj vonese thuhet të jetë problemi teknik i prodhimit, për shkak se telefonat e palueshëm kërkojnë kujdes të ndryshëm në ndërtimin e tyre.