Temperaturat e skajshme kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 24 persona gjatë dy ditëve të fundit, duke përfshirë edhe disa emigrantë dhe njerëz të pastrehë.

 

Qytetet evropiane janë mbuluar nga bora dhe ngricat, duke ofruar pamje që nuk ishin parë prej disa vitesh. Nga Stambolli në Berlin, nga Varna në Zenicë dhe kudo në Evropë moti i ftohtë ka pushtuar gjithçka.

Ndërkohë, pesë turistë portugezë vdiqën dhe 27 tjerë u lënduan dje, kur autobusi i tyre u përplas jashtë një rruge të akullt në Francë, transmeton shekulli.

Dhjetë vetë vdiqën në Poloni, ku temperaturat kanë qenë aq të ulëta dhe kanë arritur minus 14 gradë Celsius.