Një fenomen përsëritës Deduksion ndodh ne politiken shqiptare ne MK. Tash aktor Ali Ahmeti që me lojën që bën për mosvendosjen e kryqit në Butel, ka tendencë fitim votash në baza fetare, duke llogaritur se shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë musliman. Siç para disa vitesh në një tubim në Shkup dëgjuam thirrjen që “Shkupi nuk është  vend i kishave dhe kryqeve”… E njejta lojë me ndryshim aktorësh, por kjo do të jetë loja fundosëse e BDI-së, sepse e vërtetë që shumica e shqiptarëve janë musliman, por të një feje të pastër, që dijnë të respektojnë edhe vëllezërit shqiptar të fesë katolike apo ortodokse. Kjo vjen nga mungesa dhe shterrja e programeve politike.

Këtë hipotezë e vërteton edhe fakti që Ali Ahmeti ashtu siç u mor vesh me Gruevskin për një lokal në Çair (nga përgjimet), ashtu edhe mund të merret vesh dhe është marr vesh për vendosjen e kryqit.  Tendat janë non-sens…

faton

Shkruan Faton Murseli