Këshillat vendor të degës së BDI-së në komunën e Sarajit kanë propozuar këto emra për të udhëhequr me komunën edhe katër vitet e ardhshme. Si kandidat i propozuar është Nimetulla Halimi ish/zvministër i Transportit dhe Lidhjeve nga fshati Sfillare e Poshtme, Besnik Rameti nga fsh.Rahçe, profesor i Historisë, Zenun Matjani fshati Sfillare e Epërme fakulteti Teologjik dhe Ilaz Fetahu nga fshati Gërçec me fakultet Juridik.

BDI në disa komuna ka shpallur kandidatët si në Gostivar me Nevzat Bejtën, në Kërçovë me Fatmir Deharin, në Zhelinë me Fatmir Izairin ku këto ditë pritet të caktohet edhe data për shpalljet e zgjedhjeve lokale ku afërisisht do të mbahen në muajin tetor.

Ndryshe komunën e Sarajit tani e udhëheq Bekim Murati i BDI-së.