“WhatsApp”, platforma për mesazhe në pronësi të “Facebook” që përdoret nga më shumë se 1 miliardë përdorues në gjithë botën, është duke testuar një sistem i cili do t’i lejojë bizneset të bisedojnë direkt me përdoruesit e WhatsApp për herë të parë, informon Reuters.

Testet, që janë duke u kryer në bashkëpunim me disa kompani, janë një sinjal i rëndësishëm se si platforma mw e madhe e komunikimit do të bëjë para nga shërbimi i tij për mesazhe.

WhatsApp nuk ka krijuar model biznesi që prej tre vjetësh që kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë.