Tetovari nga Strimnica shkeli policin me makinë, i cili tentoi ta legjitimonte

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër R.SH. (69) nga fshati Strimnicë, komuna e Zhelinës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punës së sigurisë, njofton TetovaSot.

Sipas policisë më 2 shkurt në rrugën “Goce Stojceski” në Tetovë, oficeri i policisë ka vënë re parkim jo të rregullt të automjetet Ford Transit dhe iu afrua në identifikimin e të dyshuarit, i cili u përgjigj se është R.SH dhe se nuk ka dokumente.

Pas kësaj, i dyshuari u kthye në makinë dhe e nisi makinën që me parakolpin e djathtë goditi oficerin në këmbën e majtë, duke i shkaktuar lëndime të lehta.