Dje, rreth orës 16:00 deri në ora 20:00, policia inspektoi në një objekt në Tetovë, në pronësi të J.J.(43) nga Tetova, përcjell Fol.

Në ndërtesë janë gjetur tre pajisje për lojëra të fatit, për të cilat pronari J.J. nuk ka pasur leje nga autoritetet kompetent.

Aparatet dhe paratë në vlerë totale prej 15.030 denarë me çertifikatë u konfiskuan. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër pronarit do të caktohet një masë e duhur. /Fol/