“Në këtë formë, që nga dita e hënë, 21 kontrolluesit e komisionit shtetëror janë duke trokitur derë më derë nëpër komunat e Tetovës dhe rrethinës, për të verifikuar, të quajturit votues fiktiv. Përndryshe, në Qytetin e Tetovës ka gjithsej 4763të tillë të regjistruar, në komunën e Tearcës janë 275, në Zhelinë, 343, 320 në Jegunoc, 420 në Bogovinë, në Brvenicë 172.”

Kontrolluesit e angazhuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, shprehen se në shumicën e rasteve mirëpriten nga banorët, për të bërë verifikimet por shpesh hasin edhe në pengesa, andaj apelojnë që banorët ti hapin dyert dhe të mos pengojnë punën e tyre.

“Prej ditës së hënë kemi filluar dhe deri më sot afër 120 shtëpi kam kaluar. Diku pritemi mirë, diku pritemi keq, por në përgjithësi Reçica e vogël shumë mirë”, deklaroi Lirie Berisha, kontrolluese.

Gjatë kontrollit, ekipet kanë hasur në votues fiktiv, por nga njësia rajonale e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk japin numër konkret të votuesve fiktiv të cilët kontrolluesit i kanë hasu në teren.