Real Madridi ka shkarkuar Rafa Benitezin dhe ka emëruar Zinedine Zidane në krye të skuadrës.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez përmes një konference për media ka njoftuar shkarkimin e Rafa Benitezit.

Ai po ashtu njëherësh ka njoftuar se drejtimin e skuadrës do ta marrë legjenda Zinedine Zidane, i cili ishte trajneri i Real Madrid Castillas.

“Kam marrë një vendim shumë të vështirë për mua, pasi kemi shkëputur kontratën e Rafa Benitezit si trajner i Real Madridit”, tha Perez gjatë konferencës për media.

“Ne po ashtu kemi vendosur që drejtimin e skuadrës ta marrë Zinedine Zidane, i cili është legjendë e kësaj skuadre”

_87481340_zidane_getty_body