Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së sot ka dhënë një lajm të madh për shqiptarët e Maqedonisë.
Ajo sot në debat të organizuar enkas për emisionin ClickPlus në Tv 21 para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës dha një shpresë pozitive se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.
Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.
“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës, ku menjëherë erdhi edhe përgjigja pozitive nga kryetarja e komunës, s’jam e shtetit por në të ardhmen mund të jem.
Ndryshe, Teuta Arifi është kryetarja e vetme e cila ka fituar dy mandate radhazi e cila mund të jetë e vetmja që do të ngelet edhe në histori./TetovaSot/