Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaci me rastin e 22 Nëntorit datës së alfabetit të Gjuhës shqipe dekoron disa luftarë që kanë luftuar në Luftën e Kosovës.Përveç ish ushtarëve, presidenti Thaçi paska pregaditur dekoratë edhe për ish komandantin politik të UÇK në Maqedoni dhe sot liderin e BDI z. Ali Ahmetin dhe për Kryetarin e PDSH z. Menduh Thaçin. I nderuari President i Kosovës , sot të bësh ndarjen apo klasifikimin e figurave meritore në Maqedoni për kontributin e tyre për Luftën e Kosovës është një moment i vështirë. Ata që kontribuan janë të shumtë, disa humbën edhe jetën e tyre, nëpër istikamat dhe betejat e përgjakshme të luftës së Kosovës. Shumë djem të ri atë botë u rreshtuan përkrah UÇK-së duke flijuar vehten për lirinë e Kosovës, dhe Pavarësinë e saj që sot ju e gëzoni. Ishte një kontribut shumë dimensional, si nga të rinjët po edhe nga politikanët që u bënë pjesë realitet politik të Kosovës. Arbën Xhaferi ishte një figurë që atë kohë ishte edhe mentori Juaj politik, dhe ai u shëndrua në një misionar diplomatik i UCK duke sensibilizuar gjithë faktorin ndërkombëtar për ti ndihmuar Pavarësisë së Kosovës. Këtë fakt e dini edhe Ju. Dhe ju bëtë një hap të rrëndësishëm për tu përshëndetur që Autostradën Prishtinë-Shkup e emruat me emrin e tij. Megjithate, ai ishte shumë i sinqertë për dallim nga dy liderët tjerë që Ju sipas burrimit të një portal pritet ti dekoroni. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci, gjithsesi se edhe këto kanë merita dhe në mënyrat e veta kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës. Ali Ahmeti ka qenë pjesë e LPKJ, dhe i shtabit qëndror të UCK. Menduh Thaci sbashku me Partinë e tij gjatë qeverisjes së Partisë së tijë që drejtohej nga Arben Xhaferit për veç rolit konsolidues të partisë së tij, ata dhanë kontribut edhe për refugjatët kosovarë për ti strehuar dhe akomoduar në mënyrën më të mirë dhe më të shpejte. Megjithate, në idenë tuaj për ti dekoruar Ahmetin dhe Thacin ka një dozë jo sinqeriteti. E para, kjo ndoshta ndërlidhet me borxhin tuaj ndaj Ali Ahmetit që disa javë më parë nëpërmjet USHT ju zgjodhi Doctor Honores Causa. Është pak paradoksale edhe dekokarada ndaj Menduh Thacit? Ju e dini periudhën që ju të dy me mbiemra të njejtë kishin mendime shume ndryshe për njëri tjetrin? Mandej Thaci i PDSH, për inatin tuaj, ju patë thënë antarësisë së vet që mos të festojnë për Pavarësinë e Kosovës kur ishte partija e tij në qeveri me arsyetimin që I ngjante vetëm gënjeshtres së gjoja kte ja paska kërkuar faktori ndërkombëtar Menduh Thacit dhe PDSH-së, ndërsa në të gjithë botën në cdo qytet ku kishte shqiptar festohej Pavarësia e Kosoves, dhe jo në Tetovë, pikërisht nga inati I Menduh Thacit që kishtë ndaj Jush, dhe nga afërsia që e pat kriju me Ramush Haradinajn. E dyta i nderuari President, liderët që ju po mundoheni ti dekoroni, po I kalojnë ditët më të vështira në karierën e tyre politike. Ata një kohë të gjatë ishin dhe ende janë në shërbim të VMRO-së, Nikolla Gruevskit dhe Sashko Mihajllkovit, ultranacionalistëve të përbetuar Maqedonas. Ata aq janë të konsumuar dhe të korruptuar saqë dekoratat tuaja nuk do të mund tju ndihmojnë. Andaj shihet se ky akt qe ju doni ta bëni aspak nuk është i sinqertë, thjesht ju po keqpërdorni pozitën e Kryetarit të Kosovës, në të njejtën mënyrë se si u zgjodhët me vështërsi dhe jo me legjitimitet të plotë. Sa i përket mikut tuaj Ali Ahmetit, ai nuk i ka punët mirë në Maqedoni. I nderuari President në periudhën e tij ndodhën shumë vrasje dhe aksione policore, ma e freskëta rasti i Mostres, ai i Kumanovës, dhe më herët ai i Sopotit, ku u vranë u burgosën, u shkatruan prona të shqiptarëve dhe u dënuan më mbi 100 vite shumë shqiptar dhe shqiptarët e Maqedonisë pikërisht mikut tuaj Ali Ahmetit po i kërkojnë përgjegjësi shqiptarët e Maqedonisë ndaj këtyre ngjarjeve të dhimbshme, dhe e presin datën e zgjedhjeve per ti thënë më votën e tyre disa fjalë mikut tuaj që për 14 vite udhëheq politikën shqiptare në Maqedoni dhe akuzohet si përgjegjës kryesor për këto ngjarje tejet të vështira për shqiptarët. Ju i nderuari President i Kosovës në një manifestim që e kishte organizuar BDI per rastin e 28 vjetorit në Shkup, në fjalimin tuaj ju thatë shqiptarëve se Ju do jeni “Gardiani” i shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo deklaratë u prit me ovacioni dhe me nje eufori të paparë. Por ishte thjesht nje deklaratë populiste, dhe aspak nuk rreaguat kur ndodhi ngjarja e përgjakshme në lagjen e Trimave të Kumanovës, ajo e Mostres etj, asnjë fjalë nuk ju shpëtoj nga goja, asnjë deklaratë zyrtare, heshtët dhe me heshtjen tuaj mohuat deklaratën tuaj populiste. Sot, Ju tentoni të bëheni guardian i Ali Ahmetit dhe i Menduh Thacit. Po përgadisni dekorata dhe portalet e aferta me BDI, po e shpërndajnë me padurim këtë lajm. Dhe aspak nuk përmendet emri i ushtarit Mujdin Aliut dhe dekorata për familjen e tij, i cili u vra në Koshare, nuk përmendin portalet as emrin e Ismet Jasharit –Komandant Kumanovës, ndër komandant më të fuqishëm që u vra në betejën e ashpër ndoshta më të vështirën. Këtyre komandantëve ju kënduan edhe këngë që i motivuan shumë të rinjë ti bashkangjiten UCK së Maqedonisë, ata u shëndruan në ikona të pavdekura të lirisë dhe heroizmit. Ndërsa Ju do ju shpërndani dekorata për lirinë e Kosovës Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit eu hallall Juë koftë president. Miqësinë tuaj personale ta mbani përjetë dhe me shëndet më këta liderë për vehte, por jo i veshur me petkun e Presidentit të Kosovës. Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve të Maqedonisë nuk ka filluar dhe nuk ka mbaruar me Ju, dhe ju bëni gabim nësei i përvetësoni meritat e një cështje sublime siç është Liria e Kosovës. Para se ti dekoroni, pyesni këto liderët shqiptar të Maqedonisë, se cka kanë bërë ata për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë, për Gjuhën shqipe, për drejtësinë e cila gjithmonë është selektive në raport me shqiptarët, pyetni pse të rinjët shqiptarë po i marrin valixhet për të mos u kthyer më në Maqedoni, pyetni për statusin e tyre ekonomik, për varfërinë për kafshatën e gojës. Mos mendoni se shqiptarët janë të lumtur dhe sic janë të pasur ato të dy. Ata janë të njejtë si ti. Dhe ti nuk je aspak i njejtë me kosovarin e thjeshte që është i varfur I pashpresë që sytë i ka ka perëndimi.

 © fol.mk