Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit thotë se do të insistojë që deri në fund të realizohet amnistia fiskale apo falja e borxheve të deritanishme të të gjithë qytetarëve.

Sipas kësaj partie opozitare, ky projekt i është shpalosur edhe faktorit ndërkombëtarë dhe ka gati gatishmëri për pranimin e tij, por propozimi i ngjashëm ishte pjesë e fushatës së zgjedhjeve të 2014.

Amnisti fiskale nënkupton faljen e borxheve që janë nga dënimet dhe gjobat e ndryshme, borxhet ndaj institucioneve shtetërore dhe bankare si dhe borxhe të tjera të trashëguara, të cilët qytetarët nuk mund ti shlyejnë për shkak të gjendjes së rëndë sociale.