PDSH tash më dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reforma të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.

Kështu u shpreh sot lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pas një takimiu me Ambasadorin e Polonisë në vend, Jacek Multanowski, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet. (INA)