Ne kemi politikanë, që tinëzisht ecin nëpër kohë, nëpër sisteme, ndërtojnë perandoritë e tyre mbi fatin e njerëzve dhe fatkeqësinë e tyre e kthejnë në burimin e pushtetit të tyre…
Në sytë e mi prej një djaloshari e deri sot, në pjekurinë time të plotë, me thinjat e tyre duhet ende të jetoj, me ëndrrat, me fanepsjet, fantazitë e tyre pa nge.
Gjenerata ime dhe ato para nesh, hoqën të zitë e ullirit për ta mposhtur denigrimin, poshtërimin dhe robërinë. Ata ishin mitet tona, mbështetja jonë, shëmbëlltyra e pastër e heroizmit dhe patriotizmit.
Vonë e kuptuam se ata, të cilët vjedhurazi ecin nëpër kohë, nëpër sisteme, janë pjesë e një establishmenti të përhershëm dhe e kanë magjinë, që të rinjtë tanë, të cilët rriten dhe edukohen në epokën e teknologjisë, lirisë dhe demokracisë, për një rrogë për faqe të zezë, t’i bëjnë të mrekullohen nga thinjat e tyre. Madje, t’i shpallin edhe profetë, për jetën e tyre të rrejshme dhe formën e jetesës së gabuar të vetvetes.