Vazhdon gjumi i thellë dhe ëndrra e tifozëve serbë, por ëndërrimtarë duket se janë edhe tifozët nga Republika e Çekisë, shkruan IndeksOnline.

Dy grupet e tifozëve tërë ndeshjen mes Crvena Zvezdas dhe Sparta Pragues, nuk u ndalen duke përmendur emrin e Kosovës.

Madje tifozët krijuan një kor të përbashkët duke thirrur “Kosova është Serbi”.

Për dy klubet pritet dënimi nga UEFA. Madje një dënim të rëndë pritet ta merr Crvena Zvezda me shpalosjen e hartës së Kosovës me ngjyra të flamurit serb.

Vlen të përmendet se të njëjtën gjë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve po e bënë edhe skuadra tjetër serbe, Partizani./IndeksOnline/