Kenan Imirzalioglu dhe Meyrem Uzerli kanë nisur xhirimet e filmit të ri “Cingoz Recai”, që pritet me shumë kureshtje.

Aktori luan personazhin me disa karaktere të ndryshme të një ‘hajduti profesionist’, ndërsa aktorja luan rolin e një ‘mashtrueseje’.

Imirzalioglu njihet në Kosovë për rolin e “Mehmet Kosova” ndërsa Uzerli për rolin e “Hyrremit” tek “Sulejmani i Madhërishëm”.

Filmi flet për xhentilesën, mëshirën dhe bujarinë e një keqbërësi. Shikuesit do të mund ta ndjekin nga muaji tetor i këtij viti në kinematë turke.